Ballina Aktualitet Lezhë, fshatrat pa drita, banorët kërkojnë zgjidhje afatgjatë

Lezhë, fshatrat pa drita, banorët kërkojnë zgjidhje afatgjatë

Banorët e fshatrave të Zejmenit, Pllanës, Treshit, Spitenit, por edhe shume fshatra të tjerë në Lezhë, shumicën e kohës e kalojnë në errësirë.

Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në makth në këto zona, kryesisht gjatë stinës së dimrit por jo vetëm. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash.

Banorët thonë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, ndërsa investimet në rrjet kanë munguar në këtë zonë.
Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren ku po punojnë për gjetjen e defektit, i cili sipas tyre ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe amortizimit të rrjetit.