Ballina LAJME Lezhë, familja që jeton në varfëri ekstreme

Lezhë, familja që jeton në varfëri ekstreme

Familja Osmani nga Lezha është e përbërë prej gjashtë antarësh, të cilë jetojnë në një dhomë të vetme. Kjo dhomë për ta është gjithcka kanë, pasi aty hanë, pinë si dhe flenë, dhe nuk kanë as kushtet minimale për të jetuar.

Kryefamiljari ka thënë se, nuk munden të vazhdojnë më me këtë situatë pasi dita ditës u rrezikohet jeta e tyre. Ai bën thirrje ndaj instancave përkatëse të shtetit, si dhe kërkon ndihmë nga cdokush që mund të vërë dorën në zemër e ti ndihmojë ata.

Gjithashtu ai kërkon të paktën një shtëpi ku mund të fusin kokën dhe të kenë kushtet minimale si dhe një punë ku nëpërmjet saj të sigurojë ushqimin dhe të jetojnë në mënyrë normale.