Ballina Aktualitet Lezhë, era e fortë përmbys një tjetër kamionin, lëndohet shoferi

Lezhë, era e fortë përmbys një tjetër kamionin, lëndohet shoferi

Lezha nën pushtetin e erërave. Një trajler është përmbysur si pasojë e erës në vendin e quajtur Markatomaj në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit shoferi ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës. Ndërkaq policia iu bën thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes në segmentin rrugor Lezhë-Fushë-Krujë.