Ballina Aktualitet Lezhë, dy gurë bien nga mali në Torovicë, rrezikohet familja

Lezhë, dy gurë bien nga mali në Torovicë, rrezikohet familja

Dy gurë të përmasave të mëdha kanë rënë nga mali në zonën e Torovicës në Lezhë, duke rrezikuar jetën e një familje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Situata në Tororvicë si pasojë e rënies së gurëve është mjaft problematike.

Pas më shumë se një viti, tre persona humbën jetën në Torovicë pasi makina me të cilin ata po udhëtonin u godit nga një gur.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen.