Ballina Aktualitet Lezhë, dy adoleshentë plagosen pas përplasjes së makinës me një pemë

Lezhë, dy adoleshentë plagosen pas përplasjes së makinës me një pemë

Dy adoleshentë në qytetin e Lezhës janë përplasur me një pemë teksa po ngisnin një automjet, duke mbetur për pasojë të plagosur.

Dy të miturit janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit të Lezhës, ku po marrin edhe ndihmën mjekësore nga bluzat e bardha.

Nga të dhënat e para thuhet se dy adoleshentët janë të moshës 13 dhe 15 vjeç. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në Kodër Marlekaj, ndërsa dyshimet janë se njëri prej të plagosurve ishte në timon dhe po drejtonte makinën me të cilën u aksidentuan.