Ballina Aktualitet Lezhë, drogë brenda televizorit, arrestohet 31-vjeçari

Lezhë, drogë brenda televizorit, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 31-vjeçar banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit u gjet lëndë narkotike. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Patoku’ është arrestuar 31-vjecari me inicialet N.N. Ai u ndalua në aksin Tiranë-Lezhë dhe gjatë kontrollit në mjet u gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa të fshehura brenda një televizori.

“Specialistët e hetimit të narkotikëve, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një shtetas i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës, dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Patoku”.Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N. N., 31 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.N dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, neni 283 i Kodit Penal,” – njofton policia.

54258059 1157493371098350 4632421549301825536 N