Ballina Aktualitet Lezhë, digjet makina e një biznesmeni, nuk dihen shkaqet

Lezhë, digjet makina e një biznesmeni, nuk dihen shkaqet

Një automjet, i tipit fuoristradë, në pronësi të një biznesmeni në Lezhë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas burimeve zyrtare policore, automjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A. F.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se automjeti është djegur thuajse plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve. Mësohet se punonjësit e Policisë së Shtetit në Lezhë kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe nëse kemi të bëjmë ose jo me një zvarrvënie të qëllimshme.