Ballina Aktualitet Lezhë, bllokohen rrugët, qytetarët dalin në protesta

Lezhë, bllokohen rrugët, qytetarët dalin në protesta

Qytetarët e Lezhës dhe ata të Shkodrës kanë dalë në një protestë pasditen e sotme duke bllokuar rrugët hyrëse në qytet.

Qytetarët e Lezhës kanë mbajtur të veshur jelekët jeshil ndërsa kanë kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës.

Ndërsa banorët e Shkodrës, krahas çmimit të naftës kanë protestuar edhe sa i takon mungesës së dëmshpërblimeve për përmbytjet.

Mësohet se protesta ka pasur edhe në Kavajë ku banorët kanë bllokuar rrugën.