Lezhë, banesa merr flakë, shpëtohet e moshuara

155

Kati i dytë i një ndërtese është përfshirë nga flakët përballë prefekturës së Lezhës.

Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në momentin e zjarrit brenda shtëpisë ndodhej një e moshuar.

Ajo është nxjerrë jashtë pa marrë lëndime.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi për shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.