Ballina Aktualitet Lezhë, arrestohet një person për shitje të lëndëve narkotike

Lezhë, arrestohet një person për shitje të lëndëve narkotike

Policia e Lezhës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në një zonë të Lezhës, kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë  shtetasin B.P,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Lezhë, iu konstatua dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.