Ballina Kronikë Lezhë, arrestohet i kërkuari për veprën penale të plagosjes me pasojë vdekjen

Lezhë, arrestohet i kërkuari për veprën penale të plagosjes me pasojë vdekjen

Është arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian, një shtetas i dënuar me 6 vite burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian i shpalluri në kërkim ndërkombëtar me inicialet I. M., 39 vjeç, banues në Kurbin.