Ballina Aktualitet Lezhë, arrestohet 31-vjeçari, u kap me drogë të fshehur në televizor

Lezhë, arrestohet 31-vjeçari, u kap me drogë të fshehur në televizor

Uniformat blu, në Lezhë, kanë arrestuar një 31-vjeçar që u kap me lëndë narkotike në makinë. Burimet policore bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet N. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, kishte fshehur 3 kg marijuanë brenda një televizori dhe po e transportonte nga kryeqyteti drejt Lezhës.

Ai u kap në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, në kthesën e Patokut.

Mësohet se Policia e Shtetit nisi operacionin, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët për një shtetas, i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Lezhës dhe me automjetin e vet po transportonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit N. N., në brendësi të një televizori u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 3 kg lëndë narkotike.