Ballina Kronikë Lezhë, aksidentohet për vdekje i riu me drogë në makinë

Lezhë, aksidentohet për vdekje i riu me drogë në makinë

Burime zyrtare nga Policia bëjnë të ditur se një i ri nga Lezha ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, ndërkohë që në mjetin e tij është gjetur edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi Tonin Ndreca 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi. Nga kontrolli i mjetit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.