Ballina Aktualitet Lezhë, aksident i rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur

Lezhë, aksident i rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën në një aksident në Lezhë paraditen e sotme. Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, pranë fshatit Malbardhë.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e mënjëhershme një person si dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.