Lëvizte pa patentë dhe mbante një automatik, arrestohet i riu

36

Një djalë i ri i cili lëvizte pa patentë dhe mbante armë pa leje në shtëpi, është vënë në prangat e policisë Berat.

I arrestuari është Xh. S., 17 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se adoleshenti mbante armë zjarri pa leje, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e policisë e kanë konstatuar këtë shtetas duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, në aksin rrugor Urë Vajgurore-Berat.

Ndaj të dyshuarit, materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.