Lëvizte me armë me vete në çantë, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë/Emri

53

Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në qytetin e Vlorës.

36-vjeçari Indrit Hita u kap teksa lëvizte me armë zjarri me vete, në lagjen “1 Maji”.

Policia thotë se i riu nga Vlora është me precedent të theksuar kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarakë.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.