Lëviznin me shkop metalik e thikë, arrestohen dy të rinjtë nga Durrësi

56

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me sende të kundërligjshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, gjatë patrullimit në lagjen nr. 16, Durrës, kanë ndaluar shtetasit E. D. dhe H. M., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur një shkop metalik dhe një thikë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., 22 vjeç dhe H. M., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.