Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshon situata në drejtoritë e Elbasanit, Kukësit e Dibrës

58

Lëvizje dhe zhvendosje të shumta në Policinë e Shtetit. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur disa ndryshime në drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës.

Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtor i DVP Elbasan, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie, Alket Shatro.

Ndërkohë, Erigert Mitri, Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës, transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës, Alban Çela.

Po ashtu është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit edhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Kalemi dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Artur Selimi.