Lëvizja e shqiptarëve në BE/Rikthehen vizat, ja procedura që duhet ndjekur

184

Në vitin 2021, shtetasit e Shqipërisë do të detyrohen të udhëtojnë për në vendet e Bashkimit Europian dhe të gjithë zonës Shengen vetëm pasi të jenë pajisur me viza, në kuadrin e një sistemi të ri aplikimi.

Sistemi i ri i vizave u hartua nga BE si një program i ri vizash i quajtur Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Nga viti 2021, çdo qytetar që do të udhëtojë drejt vendeve të BE-së më parë duhet të marrë ‘ETIAS-in’, nëse kualifikohet për ta fituar atë.
Kjo lloj vize do të jetë e detyrueshme për t’u marrë për çdo lloj udhëtimi në rrugë ajrore, detare apo tokësore nga Shqipëria në vendet e zonës Shengen, raporton noa.al duke cituar informacionin zyrtar që e gjeni edhe këtu.

Konfirmohet se hyrja me vizë do të aplikohet edhe në vendet fqinjë si Greqia dhe Italia.

Por si merret kjo lloj vize që quhet ETIAS? Një qytetar që fjala vjen dëshiron të shkojë në Milano, para se të presë një biletë duhet të sigurohet se e merr vizën.

Ai duhet të futet në faqen zyrtare dhe të nisë aplikimin. Në të do të duhet të japë shumë informacion mbi veten dhe vendin ku po shkon. Kërkohen edhe të dhëna për gjendjen penale.

Që të aplikoni duhet të kesh pasaportë të vlefshme tre muaj para udhëtimit.

Aplikuesi duhet të depozitojë një kartë debiti ose krediti, duke lënë numrat e kartës dhe të dhëna të tjera me qëllim që të tërhiqet shuma për aplikim, që ende nuk dihet zyrtarisht sesa do të jetë.

Ju duhet të jepni edhe një adresë emaili për të marrë njoftime në lidhje me statusin e ‘ETIAS’ ku keni aplikuar.

Në email që keni dhënë do të vijë përgjigjja. Nëse përgjigjja është pozitive ju mund të udhëtoni lirisht. Në të kundërt duhet të ŕiprovoni.

Procesi i Aplikimit ETIAS për Qytetarët Shqiptarë

Aplikimi ‘ETIAS’ për Qytetarët Shqiptarë zgjat diku te 15 minuta. Aplikimi do t’u kërkojë udhëtarëve disa detaje personale, duke përfshirë edhe:

-Emri i plotë

-Data e lindjes

-Gjinia

-Kombësia

-Informacion për pasaportën (Numri, data e lëshimit, data e skadimit)

-Informacioni i kontaktit (adresa e shtëpisë, numri i telefonit)

-Adresa e emailit

Një seksion kërkon nga Aplikuesit, hollësi për detajet e udhëtimit, përfshirë pikën e pritshme të hyrjes në Zonën Shengen, si dhe një itinerar të planeve të tyre të udhëtimit.

Udhëtarët gjithashtu do të duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve në lidhje me shëndetin dhe sigurinë e tyre, siç janë të dhënat e tyre të gjendjes penale.

Aplikantët duhet t’u përgjigjen këtyre pyetjeve sa më vërtetësisht që të jetë e mundur, pasi çdo informacion në formularin e aplikimit do të kontrollohet tek baza e të dhënave evropiane të sigurisë, siç janë Interpol dhe Europol.

Nëse aplikanti zbulohet se ka shkruar informacion të pasaktë ose ka gënjyer, autoritetet e ETIAS kanë të drejtë të refuzojnë aplikimin. Në këtë rast, aplikanti mund të ri-aplikojë duke përdorur informacionin e saktë.

Udhëtarëve do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë aplikimi në mënyrë që të paraqesin formularin e tyre. Aplikantët mund ta bëjnë këtë duke paguar me një kartë debiti ose krediti të vlefshme.

Udhëtarëve u rekomandohet të shtypin një kopje të autorizimit të tyre ‘ETIAS’ në mënyrë që ata t’ia paraqesin atë oficerëve të imigracionit kur hyjnë në vend.

Udhëtarët shqiptarë mund të përdorin autorizimin e tyre ‘ETIAS’ për qëllimet e vetme të turizmit dhe biznesit. Kjo do të thotë që nuk është e mundur të përdoret ‘ETIAS’ për të punuar, prandaj aplikantët duhet të aplikojnë për një vizë tjetër nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.