Ballina Aktualitet Lëviste me “Touareg” i armatosur, pranga vlonjatit

Lëviste me “Touareg” i armatosur, pranga vlonjatit

Një person është arrestuar në flagrancë nga polica e Vlorës dhe një tjetër u shpall në kërkim pas një denoncimi të marrë nga qytetarët se ishin të armatosur me armë zjarri.

Personi I arrestuar është me inicialet T.A., 31 vjeç nga Vlora ndërsa personi I shpallur në kërkim është një 33 vjeçar identiteti të cilit nuk bëhet I ditur nga policia.

Pas një informacioni të marrë në rrugë operative se dy shtetas udhëtonin me armë zjarri policia ka arritur të identifikojë personat e dyshuar dhe t’I ndalojë për kontroll.

Por, sipas policisë, gjatë momentit që u është bërë shënjë ndalimi dy personat të cilët po udhëtonin me një mjet Touareg nuk I janë bindur urdhërit duke u larguar me shpejtësi.

Gjatë këtij momenti policia është vënë në ndjekje dhe ka mundur të arrestojë 31 vjeçarin në lagjen “10 Korriku” ku ishte fshehur në brendësi të një banese.

Gjatë ndalimit policia i ka gjetur 31 vjeçarit një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim 33 vjeçari që po udhëtonte me personin e arrestuar pasi, sipas uniformave blu, ai mundi të largohej,

Policia thotë se po vazhdon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Shtetasi T.A. akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”  kryer në bashkëpunim.