Letra e Metës për Brukselin, reagon Rama: “Hera parë që një president minon urën mes vendit të tij dhe Europës”

43

Pas letrës së dërguar nga presidenti Meta në Bruksel, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama i cili ka shkruar në Twitter se:

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij”

Sipas Ramës është hera e parë në historinë e zgjerimit që një vend ka Brukselin pro dhe prresidentin e vet kundër. Rama i ka quajtur përpjekjet e Metës për të mbrojtur Kushtetutën si reagime ndaj terapisë intensive që po lufton “kancerin”. Ndër të tjera ai ka shkruar se edhe nëse Shqipëria nuk e mer “Po-në” nga KE do të vazhdohet me “kurimin e sëmundjes dërrmuese të ardhur nga Reforma në Drejtësi”.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”