Ballina Aktualitet Letoni, kthehet në Atdhe trupi i nëntetares Zarife Hasanaj

Letoni, kthehet në Atdhe trupi i nëntetares Zarife Hasanaj

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nëntetares Zarife Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia. Ministrja Xhaçka ka ngushëlluar familjarët e efektives së Forcave të Armatosura, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të gjithëve.

“Dhimbja juaj është edhe e jona, – ka thënë ministrja Xhaçka. – Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne.”

Trupi i nëntetares Hasanaj në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi është nisur për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi, në Letoni, paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet pjesë e misionit Enhanced Forward Presence të NATO.