Ballina LAJME “Letër për tim bir”, mesazhi i Tahirit: Lufto për drejtësinë

“Letër për tim bir”, mesazhi i Tahirit: Lufto për drejtësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është rikthyer me një postim në vëmendjen e mediave.

Është një mesazh për djalin e tij Drin, i cili sot bën 8 vjeç. Pak prej jetës së të birit dhe pak prej eksperiencën e jetës së tij, Tahiri i jep disa këshilla Drinit teksa i thotë të luftojë për drejtësinë sepse ajo nuk vjen vetë po s’e kërkove.

“Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhtojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerëzit e vendin po e po.
Por mos u lësho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë. Edhe ti ashtu bëhu. I vërtetë,” – i thotë të birit ish-ministri që po përballet me akuza për trafik droge me drejtësinë shqiptare.

Tahiri Me Te Birin

Letër për tim bir…
Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, më pas fatura e punës sime.
Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.
Dikur do e kuptosh edhe vete.
Por mjaftohu me shembullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.
Gjëra me rëndësi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.
Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.
Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.
Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.

Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhtojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerëzit e vendin po e po.
Por mos u lësho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.
Edhe ti ashtu bëhu. I vërtetë.
Ji vetvetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gjë. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.
Lufto! Lufto gjithmonë! Me veten e me këdo tjetër. Por mos e tradhto shpirtin e gjithçka beson. Për këdo e asgjë.
Humbe garën “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.
Dhe jep! Sakrifiko!
Në jetë çdo gjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.
Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.
Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.
Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.
Por ti do e fitosh Drin.
Mua më ke aty, përgjithmonë.
Edhe 100 🤗🤗🤗

Tahiri Fb