Ballina Aktualitet Leskovik, pas 15 vitesh , ende pa ujë.

Leskovik, pas 15 vitesh , ende pa ujë.

Banorët e Leskovikut janë të detyruar të ecin 1 kilometër deri në burimin më të afërt për të mbushur ujë. Kjo ndodh për shkak se uji në qytet vjen me orare të reduktuara dhe i ndotur. Të lodhur nga situata që vijon prej 15 vitesh banorët apelojnë të investohet në zonën që sipas tyre është harruar nga çdo pushtet.
Banorët thonë se kanë dëgjuar shumë premtime ndër vite, por veç shiritave të prerë asgjë nuk është bërë për të siguruar funrizim normal me ujë.

Nënkryetari i bashkisë së Kolonjës thotë se në 2 vitet e fundit është ndërhyrë për zëvendësimin e rrjetit të jashtëm , por nuk ka rezultuar efektiv. Sipas tij së shpejti do të ketë një projekt për ujësjellësin e Leskovikut.

Projekti për ujësjellësin e Leskovikut mbetet shpresa e banorëve se do të marrin fund pritjet e veshtirësitë me të cilat janë perballur ata për 15 vite.