Ballina KULTURË Leshnicë, vijon puna në kishën e Shën Thanasit

Leshnicë, vijon puna në kishën e Shën Thanasit

Projekti për restaurimin e kishës së Shën Thanasit, Leshnicë, është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në pikturën murale si dhe në sistemime të jashtme.

Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I, është një tjetër sfidë e Institutit të Monumenteve të Kulturës, si pasojë e dëmtimeve të rënda të elementëve stukturorë të kishës.