Aktori i mirënjohur, Leonardo Di Caprio ka reaguar sërish për sa i përket mbrojtjes së Lumit Vjosa në Shqipëri.
Di Caprio ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” ku bën thirrje të mos lejohet kjo masakër mjedisore.
Aktori ka lajmëruar gjithashtu një peticion të cilin ai do ta mbështesë, duke iu referuar Vjosës si “kurora blu e Europës”.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin.”-shkruan ylli i kinematografisë botërore.