Ballina RAJONI Lëkundje sizmike pranë ishujve grekë

Lëkundje sizmike pranë ishujve grekë

Lëkundjet e tërmetit në detin Jon nuk kanë të ndalur dhe këtë herë kanë prekur ishujt grekë. Tërmeti me magnitudën më të lartë raportohet ta ketë pasur epiqendrën në det të hapur, në zonën pranë ishujve Zakynthos dhe Lithakia, por lëkundjet e tij janë ndierë deri në Patra e Athinë. Thellësia e tij ka qenë 10 km.

I fundit i regjistruar në sistemin e Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare është ai i orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.