Lëkundje sizmike në Shqipëri, ja epiqendra

45

Lëkundje sizmike janë ndjerë në qytetin e Lezhës.

Sipas EMSC-së epiqendra është 11 km nga qyteti i Lezhës dhe 6 km në veri të Rubikut.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 13:35 ndërsa magnituda është 3.1 e shkallës Rihter.

Edhe të dielën e kaluar një tërmet lëkundi Lezhën. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.