Ballina Ekonomi / Biznes Leku forcimin më të lartë ndaj Euros se në çdo vend tjetër

Leku forcimin më të lartë ndaj Euros se në çdo vend tjetër

Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin përgjatë vitit të fundit, por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundrejt Euros dhe Dollarit ka qenë më i fortë se në 5 vendet e tjera, duke përjashtuar Kosovën dhe Malin e Zi pasi ata kanë bërë adoptim të njëanshëm të euros.

Të dhënat kombëtare të vendeve të përpunuara nga Banka Botërore tregojnë se, nga qershori 2017 deri në qershorin 2018, leku shqiptar është forcuar pothuajse me 5% në këmbim me monedhën e përbashkët euro dhe rreth 9% në raport me dollarin amerikan.

Pas Shqipërisë mësohet se më së shumti, forcimin më të madh e ka pasur Dinari Serb, i cili gjatë një viti është forcuar rreth 7% ndaj dollarit dhe 2% ndaj euros.