“Leksionet që morëm nga pandemia e tërmeti…”/Veliaj prezanton stacionin zjarrfikës “si në Gjermani”.

74

Erion Veliaj dhe Sandër Lleshaj vizituan sot stacionin e Shërbimit Zjarrfikës te “21 Dhjetori”.

Ky stacion ka shtuar kapacitetet dhe sipas Veliajt mënyra e funksionimit tanimë është e ngjashme me ato të vendit gjerman.

Gjatë vizitës me ministrin e brendshëm, kryebashkiaku Veliaj u shreh: ‘Kjo që po bëjmë në Kinostudio është si ajo në Gjermani.

Leksionet që ne morëm  nga pandemia dhe nga tërmeti na mësuar se ne duhet të shrytëzojmë rastet kur nuk ka dramacitet, për të investuar dhe për t’i përballuar këto situata kur të ndodhin. Ne kemi rritur rrogat dhe stafin, sepse nuk mund të strapacohen. Po rrisim mjetet dhe stacionet, por mbi të gjitha duke rritur vetëdijen.

Më vjen mirë që aseti numër 1, mentaliteti, po vjen duke u rritur. Edukata për zjarrfikëset do të jepet që në shkolla. Ne kemi bërë shërbimin zjarrfikës vullnetar, që rekrutohen njerëz që kanë pasion.

Këta njerëz që punojnë sot, mund të ishin me familjet e tyre duke bërë pushimet, por ne duhet të investojmë për këta heronj,”

Ndërkohë ministri Lleshaj u shpreh se ky model do të përhapet në gjithë Shqipërinë: “Fokusi ynë do jetë te individi, të marrim njerëzit e duhur dhe ti trajtojmë siç duhet. Tirana do të përdoret si model dhe më pas do shpërndahet në të gjithë vendin.”