Ballina Showbiz Ledina Çelo zbulon shtëpinë e saj të dekoruar për festa

Ledina Çelo zbulon shtëpinë e saj të dekoruar për festa

Prej disa vitesh, këngëtarja shqiptare jeton në Gjermani, bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët e saj, dhe nuk janë të rralla rastet kur ajo na njeh përmes fotove dhe videove përditshmërinë e saj.

Mos harrojmë që Ledina Çelo është një nga artistet që vijon të lerë gjurmë me protagonizmin e saj, edhe pse daljet e saj publike si këngëtare janë të rralla së fundmi.
Por, veçmas artit dhe imazhit publik, Ledina kuriozon edhe me pjesën e jetës luksoze që bën. Kështu, në këtë prag festash, edhe ajo ka vendosur të zbukurojë shtëpinë bashkë me dy fëmijët e saj dhe na ka njohur të gjithëve me ambientin super luksoz ku jeton.