Ballina Kronikë Lecce, aksident me të plagosur 4 të rinj shqipëtarë

Lecce, aksident me të plagosur 4 të rinj shqipëtarë

Mediat italiane raportojnë se një aksident i rënde ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lecce, rreth orës 19:30 në rrugën Martano-Otranto.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, në njërin prej të cilëve ishin 4 shqiptarët, të gjithë nga 20 vjeç dhe në mjetin tjetër një grua. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i të plagosurve.

Informacionet e deritanishme tregojnë se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.