Lë spitalin një i shëruar nga Covid-19, “Falenderoj mjekët edhe për suportin psikologjik”

72

Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv🙏🏼Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve🙏🏼#KrenarePërMjekët

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 28. März 2020

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manistirliu ka publikuar këtë video falenderimi që një pacient tashmë i shëruar ka realizuar gjatë daljes sot nga spitali Infektiv.

Djali në video falenderon të gjithë stafin mjekësor që e ndihmuan t’ja dilte mbanë. Kjo luftë thotë ai ka qenë edhe psikologjike.

Fatmirësisht nga Covid-19 në Shqipëri ka edhe pacientë të shëruar dhe pa probleme nga infeksioni që ka pushtuar botën. Një meritë e madhe i shkon mjekëve shqiptarë që ndonëse jo në nivelin e sistemeve shëndetësore të superfuqive arrijnë të bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet.