Ballina SPORT Lazio triumfon me Kajlerin, Thomas Strakosha pëson gol në fund

Lazio triumfon me Kajlerin, Thomas Strakosha pëson gol në fund

Skuadra e Lazios është kthyer në kampionat pas gjashtë ndeshjeve teksa u tregua agresive ndaj Kajlerit duke e mposhtur 3-1.

Të besuarit e trajnerit Simeone Inzagit nuk e diskutuan aspak triumfin duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë me anë të futbollistit serb Milinkoviç-Saviç dhe Acerbit. Për të vulosur fitoren mendoi boshnjaku Senad Luliç, i cili në minutën e 67-të shënoi golin e fitores duke ndezur shpresat tek skuadra italiane.

Në transfertën e vështirë, futbollistët e Kajlerit nuk u larguan pa gjetur rrugën e rrjetës dhe për këtë mendoi në minutat shtesë Zhoao Pedro, i cili mposhti Strakoshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Me fitoren e sotme, skuadra e Lazios ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke lënë pas Milanin, i cili ndeshjen e radhës do ta zhvillojë me Fiorentinën.