Ballina SPORT Lazio kuqezi, talenti i Shqipërisë U19 ftohet në ekipin e parë

Lazio kuqezi, talenti i Shqipërisë U19 ftohet në ekipin e parë

Lacio po luan ndeshjen e Grupeve të Ligës së Europës kundër Apollonit të Limasolit në Qipro. Ndeshja nuk ka ndonjë vlerë për ekipin lacial, pasi kanë siguruar vendin e parë në renditjen e Grupit H.

Trajneri Simone Inzaghi ka bërë disa ndryshime në formacion, duke nisur nga porta, ku Strakosha do ta bëjë pushim, me veteranin Silvio Proto që do të ketë më në fund një shans.

Në stol do të jetë edhe portieri shqiptar Marco Alia, 18-vjeçari titullar i Shqipërisë U19 dhe i Lazio-s Primavera. Për herë të parë në karrierën e tij të re Alia grumbullohet në ekipin e parë dhe është një ditë e paharrueshme për djaloshin që konsiderohet talent i madh.

Alia është shqiptari i katërt që bëhet pjesë e ekipit të parë këtë sezon, ndërkohë që sot pritet të luajnë edhe Durmisi e Valon Berisha.