Ballina Sport Vendi Lazio bind në shtëpinë e vet

Lazio bind në shtëpinë e vet

Ndeshja e zhvilluar në “Olimpiko” mes Lazion dhe nënkampionëve të Marsejës është mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të Lacialëve. Lazio ka hyrë në fushë me i karikuar se kundërshtari i tij dhe pas shumë rasteve të shpërdoruara ka qenë Immobile në minutat shtesë të pjesës së parë të dërgojë një kros në zonë ku kapiteni Parolo ka shënuar me kokë.

Ka qenë po prap Immobile në pjesën e dytë në minutën e 55-të ku pas një aksioni të bukur i dhuron topin Correas që çon në delire stadiumin. Marseja është futur në lojë dhe pas disa aksionëve të përfunduara  keq ka qen talenti franzec Thuvian ai i cili ka ngushtuar diferencën me gjithatë për Marsejën nuk ka më kohë pasi rezultati mbyllet me këto shifra. Marseja është e eliminuar kurse Lazio gjendet në vend të dytë pas kryesuesve të grupit të Frankfurt.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Olimpiko dhe do të jetë deçizive për vendin e parë mes këtyre ekipëve.