Ballina Kronikë Tiranë, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimet...

Tiranë, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimet e dosjes “Lazarati”

Dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda janë lënë në fuqi nga shkalla e dytë, duke sjellë edhe reagimet e ashpra të familjarëve të personave të dënuar. Të dënuarit janë Gurgaz Skënderi me 11 vite burg, Arbjon Aliko me 13 vite burg, Alfred Proko me 10 vite burg, Beqo Brahimi me 8 vite burg dhe Enrik Skenderi me 10 vite burg.

Të afërm e familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra kanë kërcënuar gjyqtarët, duke iu drejtuar atyre me fjalët “Ju vdekshin fëmijët” dhe duke flakur edhe karriget.

Për 11 të pandehurit, me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve i’u ndryshua dënimi me 17 vite e 7 muaj burg secili, të tjerët mbetën me dënimet e mëparshme.