Ballina Aktualitet Laprakë, një i arrestuar për krim

Laprakë, një i arrestuar për krim

Një person arrestohet lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në Laprakë dy ditë më parë.
Personi i arrestuar është Roland M.

Policia po verifikon rolin që personi ka pasur në vrasjen e Briselda Gjikola dhe plagosjen Erjon Bengos.

Krimi ka ndodhur më datë 28 dhjetor 2018.

Sipas informacioneve mësohet se dy të rinjtë janë qëlluar sapo ata kanë hipur në makinë. Menjëherë pas ngjarjes policia ka nisur kontrollet në zonë duke sekuestruar dhe pamjet nga kamerat e sigurisë së bizneseve. Pranë mjetit tip benz A Clas janë afruar dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hapur zjarr brenda makinës.