Ballina Aktualitet Laprakë, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

Laprakë, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave

Tensione mes policisë dhe banorëve ka pasur ditën e sotme në zonën e Laprakës.
Punonjës të IKMT-së kanë nisur shembjet e banesave të cilat preken nga zbatimi i projektit të Unazës së madhe.
Banorët thonë se nuk janë njoftuar për shembjet e banesave.

Zonja e shtëpisë po përpiqet t’i tregojë dhe historikun e shtëpisë IKMT-së që të mos bëhet prishja.
Në vendngjarje ndodhen dhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve. Mësohet se po niset dhe kryetari i grupit parlamentar Spaho me disa deputete te tjerë demokratë.