Lajm i rëndësishëm për emigrantët në Itali, njihen patentat shqiptare

136

Nga sot, Italia njeh patentat e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook.

“Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali”, shkruan Rama.

Duket se marrëveshja është firmosur gjatë vizitës së ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Itali.

Ndërkaq, kreu i qeverisë nënvizon se hapi tjetër duhet të jetë njohja e pensioneve.

“Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.