Lajm i mirë për stafin e kopshteve private, rroga u vjen nga qeveria

57

Gjatë komunikimit online mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave është bërë e ditur nga ministri i ngarkuar për të gjestuar emergjencën Arben Ahmetaj se punonjësit e kopshteve private do të përfshihen në skemën e ndihmës në kuadër të ndihmës që do t’u jepet bizneseve private.

Sipas Ahmetaj kjo kategori do të përfshihet si biznes i vogël dhe i takon qeverisë të japë pagat për këta punonjës që nga dita e parë e mbylljes në shtëpi.