Lajm i mirë, pas 8 muajsh asnjë person nuk ka humbur jetën nga COVID-i në vend

40

Me asnjë rast vdekjeje në 24 orët e fundit, dhe pak shtrime në spitale, duket sikur koronavirusi në Shqipëri është drejt zhdukjes.

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin mbi situatën e koronavirusit nuk raportoi asnjë humbje jete në spitale, diçka që nuk kishte ndodhur prej tetë muajsh.

Janë bërë në total 2 mijë e 691 testime për të dyshuar, nga të cilët 15 kanë rezultuar pozitivë.

5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Lajm i mirë tjetër është edhe fakti që sërish nuk ka pacientë të intubuar.

Aktualisht, në spitale po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.