Lajm i mirë nga Italia/Një tjetër ilaç rezulton efektiv, shërohet 79 vjeçari

108

Një pacient 79-vjeçar është kuruar falë ilaçit Remdesivir. Ky është lajmi pozitiv që vjen nga Italia.

Sipas medias Mentelocale që nga 7 marsi filloi trajtimi për të moshuarin. Sipas dy testeve të fundit ai rezulton negativ ndaj COVID-19. Matteo Bassetti, kreu i sëmundjeve infektive në Poliklinikën e San Martinos në Geno foli për trajtimin gjatë një konference për shtyp.

“Ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Lombardi shpejt dhe kjo na ka lumturuar shumë. Ilaci duket se funksionon. Kemi pacientë të tjerë që po i trajtojmë”, tha Bassetti.

Remdesivir është ilaçi eksperimental që lufton Ebolan. San Martino bëri kërkesë që ta merrte direkt nga Washingtoni, vendi ku prodhohet.

Bassetti ka deklaruar se do të marrin sërish doza ilaci që do të vazhdojnë të përdoren tek pacientët e shtruar në Genova.