LAJM I FUNDIT/Vrasje e dyfishtë në Rrëshen, viktimat motër e vëlla

54
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë teksa një person ka qëlluar me armë në Kodër Rrëshen të Mirditës , dy persona të cilët mendohen të jenë motër e vëlla.
Viktimat Vledison Filopati dhe Esmeralda Filopati,34 dhe 36 vjeç, thuhet se janë qëlluar në oborrin e shtëpisë së tyre.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe janë vendosur postblloqe në hyrje e dalje të Rrëshenit për kapjen e autorit të krimit tragjik. Autori i dyshuar sipas policisë është ish-bashkëshorti i Esmeralda Filopatit.