LAJM I FUNDIT/ U kap me lëndë narkotike, arrestohet 38 vjeçari në Fier (EMRI)

31

Në Fier u arrestua shtetasi Elkid Kaçeli për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

NJOFTIMI:

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në fshatin Libofshë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa në stanin në pronësi të shtetasit E. K.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 38 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.