LAJM I FUNDIT/Përgjaket Elbasani, 5 persona goditen me thikë brenda një lokali

42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në Elbasan ku raportohet se janë plagosur 5 persona.

Këta persona janë plagosur nga persona të tjerë që janë futur në ambientet e lokalit me thika në duar.

Ndër të plagosurit tre janë familjarë, gjithashtu janë plagosur pronarë të lokalit dhe dy klientë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Qamil Guranjaku në Elbasan.

Të plagosurit ndohen në spital duke marrë mjekim, ndërsa policia po heton ngjarjen.