Ballina LAJME LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë ushtaraku tjetër shqiptar në Letoni

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë ushtaraku tjetër shqiptar në Letoni

Ndërron jetë efektivi tjetër shqiptar, i cili mbeti i plagosur  disa ditë më parë në Letoni. Lajmi konfirmohet nga ministrja  e Mbrojtjes Olta Xhacka,

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!🇦🇱”-shkruan Xhacka.