LAJM I FUNDIT/Motorri përplaset me makinën, humb jetën 20 vjeçari

43

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Një i ri ka mbetur i vdekur.

Bëhet me dije se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, 20-vjeçari i identifikuar si R. Peskura.