Një person i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në automjetin e tij në Kamzë.
Pronari i makinës është shtetasi Gjon Mema, i cili mbeti i plagosur lehtë në këmbë.
Ai kishte një dënim në Shqipëri për armëmbajtje pa leje, ndërkohë ishte dënuar edhe në Francë dhe Itali, për veprat penale “vjedhje me armë me dhunë”.
Mësohet se mjeti ka shpërthyer kur drejtuesi ka shtypur pultin për të aktivizuar hapjen e makinës.
Policia, në njoftimin e saj ka bërë të ditur se lënda plasëse dyshohet se është e llojit tritol.
Article bottom Rectangle3