LAJM I FUNDIT/I zë gazi teksa rregullonin pompën e pusit, dy persona përfundojnë në spital

47

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Vlora ku një 55 vjeçar dhe një 23 vjeçar, kanë tentuar të rregullojnë pompën brenda pusit ditën e sotme në Vlorë, por janë asfiksuar nga një shpërthim gazi.

Të dy personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, janë nxjerrë nga familjarët. Ato po transportohen drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën.